LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tetovës me njoftim për drejtuesit e automjeteve ngarkuese, do të ketë regjim të veçantë

Policia e Tetovës me njoftim për drejtuesit e automjeteve ngarkuese, do të ketë regjim të veçantë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka dalë me një njoftim për regjim të qarkullimit të automjeteve ngarkuese në rrugën nga dalja e Gostivarit deri në Strazhë.

Regjimi i posaçëm do të vlejë prej nesër (1 korrik), edhe atë për mjetet motorike me ngarkesë mbi 7.5 tonë.


“Me fillimin e sezonit turistik veror, nga nesër (01-korrik) deri më 01- shtator të këtij viti, në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit për mjetet motorike me ngarkesë mbi 7 tonë e gjysmë. Sipas këtij regjimi, nga dalja nga Gostivari deri në Strazhë dhe përgjatë rrugës për në Mavrovë, kamionët nuk do të lejohen të lëvizin të premteve nga ora 15 deri në 22:00, të shtunave nga ora 07:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe të dielave nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 22:00″.

“Përjashtim nga këto ndalime do të bëjnë kamionët që transportojnë bagëti të gjalla, mallra që prishen, si dhe grurë dhe produkte tjera të drithërave. SPB Tetovë informon gjithashtu se, nëse automjeti nuk i respekton ndalesat e vendosura, menjëherë do të përjashtohet nga komunikacioni dhe ngasësit do t’u shqiptohen kallëzime përkatëse, në të cilat parashikohet gjobë prej 45 euro në kundërvlerë në denarë. SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve të mallrave që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike, të mos dalin në rrugë të lodhur dhe të respektojnë plotësisht sinjalistikën ekzistuese në komunikacion. Kjo veçanërisht vlen për automjetet që do të lëvizin në drejtim të qendrave turistike të Ohrit dhe Mavrovës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori