Policia e Singaporit ka sekuestruar asete me vlerë 735 milionë dollarë në një nga operacionet e saj më të mëdha kundër pastrimit të parave.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan shtëpi luksoze, vetura të shtrenjta, çanta të markave të njohura, 17 milionë dollarë para të gatshme dhe gjëra të tjera, si dhe u arrestuan dhjetë persona. Të gjithë të arrestuarit kishin pasaporta të huaja, transmeton Telegrafi.


2 29

Bastisje të tilla në shkallë të gjerë janë të rralla në Singapor, e cila ka shkallën më të ulët të krimit në botë. Janë konfiskuar 50 vetura, si dhe 94 shtëpi që janë ndërtuar në disa nga vendet më të kërkuara.

3 30

Mes të arrestuarve ka persona të moshave nga 31 deri në 44 vjeç, të cilët dyshohen për pastrim parash dhe mashtrim.

4 19

Ata janë shtetas të Kinës, Kamboxhias, Turqisë dhe Vanuatu. Ata besohet se janë të përfshirë në krimin e organizuar duke përfshirë mashtrimin dhe lojërat e fatit në internet.

5 15

"Nuk ka asnjë tolerancë kur kriminelët përdorin Singaporin si një strehë të sigurt. Mesazhi ynë për kriminelët është se ne do t'i arrestojmë dhe do t'u konfiskojmë pasuritë e tyre. Ne do t'i trajtojmë ata përmes ligjit tonë", thanë zyrtarët. /Telegrafi/