LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shqipërisë me strukturë të re, shkrihet FNSH dhe ngrihet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”

Policia e Shqipërisë me strukturë të re, shkrihet FNSH dhe ngrihet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi sot krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”.

Në një intervistë televizive, Balla sqaroi se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit.


Ai njoftoi shkrirjen e strukturës së ndërhyrjes së shpejtë FNSH.

“Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Por, është e pamundur për shembull që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë. Në momentin që kemi familjaritet të tepërt të policisë vendore me elementët kriminalë me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet, vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha”, tha ai.

Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa përmendi mbi 400 të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, Balla tha se lufta kundër trafikut drogës duhet të jetë më sistematike.

Ministri vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. “Kjo e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë, por edhe një destinacion më të sigurt”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori