Policia e Pejës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për tentim vrasje
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar:
KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ, i lindur më 25.07.1981, në fshatin Strellc i Epërm – Pejë.
Organi i rendit bën thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrat:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë), apo në numrin lokal të Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327.
Informacionet mund të dërgohen edhe përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































