LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës nderon heroin Enver Zymberi

Policia e Kosovës nderon heroin Enver Zymberi

Policia e Kosovës për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymberi.

Do të organizohet ceremonia e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.


Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet te objekti i administratës së re të Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10:00. /Telegrafi/