LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Tush Nue Frrokaj i cili dyshohet për “Vjedhje të Rëndë”.

Tush Nue Frrokaj është i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë.


“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Tush (Nue) Frrokaj i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë. I pandehuri është i kërkuar për vepra penale: Një rast për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ ”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët që për çdo informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori