Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak.

Kallxo.com mëson se këtë aksion Policia e ka nisur në orët e para të ditës së sotme.


Këto burime bëjnë të ditur se atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.

274772298 4905061392896636 579102733385647470 n

Makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak.

Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.

KALLXO.com ju sjell video ekskluzive të fillimit të ndërtimit të këtij stacioni ku do të qëndrojnë policët kufitar.

Në anën tjetër gjithashtu në atë lokacion do të vendosen edhe disa mure prej betoni.

274702986 4905061592896616 7541958385700805493 n

Kontejnerët të cilët janë bartur nga Mitrovica deri në Bërnjak kanë qenë të shoqëruar dhe nën përcjellje vazhdimisht të ekipeve policore të Kosovës.

274734170 4905061139563328 4683536445820939013 n

Po ashtu bëhet e ditur se gjithçka ka përfunduar në mënyrë të qetë.