LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar dhe konfiskoi disa armë në Zubin Potok

Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar dhe konfiskoi disa armë në Zubin Potok

Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës po vazhdojnë me patrullime në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia njofton se më datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.

Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974)  ku janë gjetur dhe sekuestruar: një  pushkë M-70 me 5 fishek, pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, brisk dhe uniformë.


Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori