LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vetvritet, parandalohet nga policia në Prishtinë

Tentoi të vetvritet, parandalohet nga policia në Prishtinë

Një person ka tentuar të vetëvritet sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejt.

“Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që policia, e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve, po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë”, u shpreh ai.

Personi që ka tentuar të hidhet nga ndërtesa, dyshohet se ka përdorur medikamente të ndryshme.

Ai është bindur nga policore dhe zjarrfikësit që të futet brenda në banesë.

Më pas perosni në fjalë është trajtuar nga ndihma e shpejt që ndodhej në vendngjarje.

Ndërkaq, policia ende nuk ka dhënë detaje se çfarë e ka nxitur të riun për të bërë një veprim të tillë. /Telegrafi.