LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç merr vesh Telegrafi këto bastisjet po kryhen nga Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Këto bastisje po kryhen lidhur me ambalazhimin e ujit. Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë, prokurorinë dhe MMPH-në, dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.


Kujtojmë se në kohën e qeverisë Haradinaj u ishin falë afro 60 milionë euro borxhe, kompanive që ambalazhojnë ujin.

Për falje të borxheve u raportua se kanë ndodhur edhe në tash nën udhëheqjen e Liburn Aliut, por ministri kishte deklaruar se nuk ka asnjë falje borxhesh ndaj kompanive që merren me ambalazhin e ujit.

“Çështja e ambalazhimit të ujit, ka qenë çështje që është ngritur kemi pasur edhe padi në prokurori nga ana e PSD-së, unë nuk jam intervistuar për këtë punë. Nuk ka çështje fare këtu, nuk ka as faturim as vendim i faljes, nuk ekziston asnjë vendim i faljes të ujit siç nuk ka vendim të faturimit të tillë çfarë e prezantojnë këta”, kishte deklaruar ministri Aliu.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori