LAJMI I FUNDIT:

Policia australiane tregon se çfarë mund të jetë cilindri misterioz i gjetur në një plazh

Policia australiane tregon se çfarë mund të jetë cilindri misterioz i gjetur në një plazh

Policia australiane tha sot se një cilindër metalik i gjetur në bregun perëndimor të vendit ka të ngjarë të jetë mbeturinë hapësinore.

Cilindri misterioz u gjet në plazhin në Green Head, i cili është 250 kilometra në veri të qytetit të Perth, transmeton Telegrafi.

Kjo nxiti interes të madh të opinionit australian. Ka pasur disa teori se çfarë lloj objekti është dhe si ka arritur në plazh.


Policia beson se janë mbeturina hapësinore dhe Agjencia Australiane e Hapësirës ka të njëjtin supozim.

Zona rreth cilindrit është e siguruar, sepse fillimisht ishte cilësuar si e rrezikshme. Më vonë u konstatua se nuk përbën rrezik për njerëzit.

“Objekti mund të jetë nga një mjet i huaj lëshues në hapësirë ​​dhe ne jemi në kontakt me kolegë nga vende të tjera për të marrë më shumë informacion”, tha dje Agjencia Australiane e Hapësirës.

Duke marrë parasysh gjendjen e cilindrit, duket se ka qenë në det për një kohë të gjatë. Policia tha më parë se nuk kishte gjasa që ajo të ishte pjesë e një aeroplani komercial.

Objekti misterioz, policia australiane paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg cilindrit të madh të metaltë që u shfaq në plazh  
Lexo po ashtu Objekti misterioz, policia australiane paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg cilindrit të madh të metaltë që u shfaq në plazh  

Alice Gorman nga Universiteti Flinders në Adelaide tha se cilindri ka të ngjarë të ishte pjesë e një rakete të lëshuar nga India. Kur një raketë lëshohet në hapësirë, disa nga pjesët e saj bien në Tokë, raporton CNN.

Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas, hipotezon se objekti ishte ndoshta rezervuari i karburantit të një rakete që ra në Oqeanin Indian vitin e kaluar.

Siç raportohet nga televizioni australian ABC, duke iu referuar deklaratave të banorëve të Green Head, diametri i cilindrit është 2.5 metra dhe i gjatë nga 2.5 deri në tre metra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori