LAJMI I FUNDIT:

Policia australiane shkatërron veturën që me djegie gomash zbulonte gjininë e foshnjave

Policia australiane shkatërron veturën që me djegie gomash zbulonte gjininë e foshnjave

Ju pëlqej apo jo, trendet e ndryshme janë pjesë e jetëve tona si një e drejtë e jona për ta shprehur vetën. Këto trende na japin një ide se çfarë funksionon për shumë njerëz në aspektin e modës, muzikës, strukturën e blerjeve, dhe asaj se si ta zbuloni gjininë e foshnjës tuaj për miqtë dhe familjen tuaj.

Por si me çdo aktivitet, kjo e drejtë për t’u shprehur ndalet sa herë që shkelim të drejtat e të tjerëve. Në këtë rast në Australi, është një çështje e ligjshmërisë dhe sigurisë.


Një veturë e përdorur në djegien e gomave për një festë të “zbulimit të gjinisë” së fundmi është shkatërruar nga Policia e Queensland, raporton motor1, transmeton Telegrafi.

Në muajin shtator, një veturë e tipit Holder Commodore ishte filmuar teksa bënte djegien e gomave, duke prodhuar kështu një tym me ngjyrë të kaltër, duke sinjalizuar se një foshnje e gjinisë mashkullore është në ardhje.

Drejtuesi i makinës është arrestuar nga policia për “kanosje të rrezikshme për jetën” me makinën e tij. Përveç shkatërrimit të makinës, shoferi u dënua edhe me burg dhe patenta iu hoq për një periudhë katër vjeçare.

“Tymi nga djegia e gomave ishte aq e madhe sa që ju nuk mund të shihni asgjë në rrugë në largësi prej 100 metrave”, tha në një deklaratë zëvendës komisionari Ben Marcus.

“Nëse e grisni rrugën, ne do të shqyejmë makinën tuaj – është kaq e thjeshtë,” tha Mark Ryan, Ministër për Policinë dhe Shërbimet Korrektuese dhe Ministër për Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencave. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Auto
Kalo në kategori