Policia e Kosovës ka kontrolluar tetë lokacione të ndryshme në katër rajone Prishtinë, Mitrovicë, Peje dhe Prizren, ku janë arrestuar katër persona për shitjen e paautorizuar të armëve dhe falsifikim të parave, ku janë konfiskuar 12.379.50 euro.
Policia thotë se pas realizimit të operacionit policor me datë 21 mars të këtij viti, ku ishin konfiskuar 99 armë të vogla, e ka vazhduar zgjerimin e hetimeve dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin speciale të shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot nga ora 06:00 ka bërë implementimin e planit operativ ‘PAKOJA’, me ç’rast janë kontrolluar këto tetë lokacione.
“Hetuesit e DKHO-së, të mbështetur dhe përkrahur nga Njësitë Speciale Operative, njësitet patrulluese kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘falsifikim i parave’, të arrestuarit janë I.M. viti i lindjes 1975, m/k/sh, N.N. viti i lindjes 1975, m/k/sh, N.G. viti i lindjes 1976, m/k/sh, V.I. viti i lindjes 1989, m/k/sh. Si prova materiale janë sekuestruar: 12379.50 euro, dy pako produkte medicinave vlera rreth 10000 euro, pesë fishekë kalibër te ndryshëm, një llaptop, 8 shtëpiza kompjuteri, një DVR, tre telefona celular, dokumentacion të ndryshëm që mund të përdoren për procedura të mëtejme. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy bankënota njëra 50 Euro dhe tjetra 20 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi.
Operacioni është mbështetur edhe nga: ATK, AKPM dhe Dogana e Kosovës.
Me urdhëresë të Prokurorisë Speciale janë ngrirë të gjitha llogarit financiare të të dyshuarve dhe bizneseve të tyre. Po ashtu me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit e parë janë ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët