LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer disa kontrolle në shtatë lokacione në komunën e Gjilanit, pas dyshimeve që disa argjendari po ushtronin tregti të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve, policia ka arrestuar gjashtë persona, ka sekuestruar përkohësisht mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga zvicerane, transmeton Telegrafi.

“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori