LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes: Në disa rrugë ka ngrica dhe shtresa akulli

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes: Në disa rrugë ka ngrica dhe shtresa akulli

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica dhe akull.

Siç bëhet e ditur në njoftim, pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione janë krijuar shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik.


Përveç kësaj, thuhet se kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit.

“Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik: Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit! Mbani distancën në mes mjeteve! Përdorni pajisjet dimërore! Përdorni rripin e sigurisë! Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara! Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes! Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë! Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!”, thuhet në apelin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori