LAJMI I FUNDIT:

Polici nga Ohri që dënoi komandantin e tij, bëhet cak i hakmarrjeve dhe kërcënimeve nga MPB (Video)

Polici nga Ohri që dënoi komandantin e tij, bëhet cak i hakmarrjeve dhe kërcënimeve nga MPB (Video)

Stevçe Stevoski, polici nga Ohri i cili në opinion u bë i njohur kur para dy viteve dënoi komandantin e tij me 800 euro për shkelje në komunikacion, sot mban rekord për kallëzime në drejtim të tij.

Kundër tij janë dorëzuar mbi 70 kallëzime me baza të ndryshme, ndërsa edhe ky nuk ju ka mbetur borxh. Në stacionin policor në Ohër Stevoski ka dorëzuar mbi 50 ankesa, në të cilat tregon për dëshmi për skandale korruptive në polici. Pas shërbimit tre dekadësh në policinë e Ohrit, thotë se është koha që t’i hapin “kartat” me MPB-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Stevoski për Makfaks tregon se si duke i dënuar shefat, kolegët dhe funksionarët e MPB-së, të cilët e kanë shkelur ligjin, është bërë qëllim i kurdisjeve, mobingut dhe kërcënimeve të vazhdueshme.

Ai thotë se për shkak të dënimeve që ka shqiptuar, është dëmtuar për 30 mijë euro me ulje rroge.

Stevoski tregon se karrierën e tij si polic e ka vulosur momenti kur e ka dënuar komandantin e tij, të cilin e ka kapur me makinë të paregjistruar.

Ai më tej thotë se në vend të mirënjohjeve për punën profesionale është degraduar dhe vendosur në vend pune ku nuk ka pasur qasje tek kallëzimet që dorëzojnë qytetarët. Ai shton se zyrtarët që janë akuzuar se kanë bërë vepra penale sot janë avancuar në detyra në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/