LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan befason kamerieren shtatzënë, i lë bakshish 100 dollarë dhe një letër që e emocionoi (Foto/Video)

Polici amerikan befason kamerieren shtatzënë, i lë bakshish 100 dollarë dhe një letër që e emocionoi (Foto/Video)

Një polic i qytezës Vorhes në New Jersey i ka lënë kamerieres Courtney Cadigan, 23-vjeçe, që është në muajin e shtatë të shtatzënisë, një bakshish të majmë dhe i ka uruar fat me fëmijën e parë.

Cadigan e cila pritet të sjellë në jetë foshnjën e parë më 1 prill, kishte shërbyer një polic gjatë të premtes që kishte shkuar në restorantin Lamp Post Dinner ku ajo punon, transmeton Telegrafi.

Fatura e ushqimit që e kishte ngrënë polici tregon qartë se bëhet fjalë për 8 dollarë e 75 cent, kurse kamerieres i kishte lënë bakshish prej 100 dollarë dhe një letër në të cilën i kishte shkruar: “Kënaquni në shtatzëninë e parë, kurrë nuk do ta harroni”.

Polici e kishte dorëzuar faturën, bakshishin dhe letrën tek arka dhe ishte larguar nga restoranti pa e thënë as edhe një fjalë.

“Falënderoj policin për mirësjelljen. Urimi është i veçantë dhe përgjithmonë do t’i jem falënderuese”, ka deklaruar kamerierja.

Babai i saj Bryan Cadigan e ka postuar fotografinë e faturës dhe letrën në profilin e tij në Facebook, ku ka falënderuar policin që ka dashur të mbetet anonim.

“Jeni mësuar të dëgjoni se si policët nuk janë të mirë, se si nuk sillen mirë me ju dhe keqpërdorin detyrën zyrtare. E di se në çdo vend ka njerëz të këqij, megjithatë shumica prej tyre e kryejnë punën e tyre për mrekulli. Ata ballafaqohen me pjesën më të rrezikshme të shoqërisë tonë dhe atë e bëjnë çdo ditë. E rrezikojnë jetën për ta zbatuar ligjin”, ka shkruar ndër tjera në Facebook, babai i kamerieres.

Ajo ka pranuar se nuk kishte folur shumë me policin dhe se ai mund ta ketë kuptuar muajin e saktë të shtatzënisë nga bisedat që i kishte bërë ajo me koleget e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori