Zyrtari policor i cili dyshohet se vrau 89-vjeçarin mbrëmjen e kaluar në Ferizaj, përdori armën e gjatë zyrtare, ani pse e njëjta është e ndaluar të përdoret jashtë orarit zyrtar të punës. Sipas njohëse të fushës, kjo është e ndaluar me ligj dhe se IPK duhet të zhvillojë më shumë inspektime.
Armën e gjatë që zyrtari policor Festim Ramadani e kishte në dispozicion për detyrën e tij zyrtare, por ai dyshohet se e përdori atë për të kryer vrasjen e 89-vjeçarit mbrëmë në Ferizaj.
Këtë armë të gjatë, Ramadani që është pjesë e njësisë së Patrullimit, ndonëse ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se e mori me vete natën kritike.
Por, sipas ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës, zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë të drejtë të bartin armën e gjatë jashtë orarit të punës.
“Jashtë detyrës zyrtare, zyrtarët policor nuk kanë të drejtë të bartin armët e gjatë pasi kanë revolen, atë mund ta bartin. Por jo të gjatat, është e ndaluar. Nëse ndodh diçka e i keqpërdorin, përgjegjësinë e mbajnë vet. Sa kam qenë në punë, raste të tilla janë të minimizuara”, ka thënë Refki Morina, ish-kolonel në Policinë e Kosovës.
Ligji për Policinë, u lejon zyrtarëve policorë të posedojnë dhe të bartin me vete kurdo vetëm revolen.
E, njëjta gjë nuk vlen për armët e gjata.
E, sipas ish-kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, duhet të bëhen më shumë inspektime rreth formave të bartjes së armëve nga policët.
“Duhet të ketë një inspektim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës përmes Departamentit për Inspektim rreth mënyrës së përdorimit, vendosjes, bartjes dhe përdorimit të këtyre armëve të gjata nga ana e zyrtarëve policor”, ka thënë Valdet Hoxha, ish-kryeshef i IPK-së.
Sipas ligjit të armëve, armë e gjatë konsiderohet secila armë me tytë më të gjatë se 30 cm apo gjatësia e gjithëmbarshme e secilës është më e madhe sesa 60cm.
Nga janari i këtij viti, të gjitha njësitë patrulluese të Policisë janë pajisur me armë të gjata. Ato janë blerë nga Qeveria e Kosovës nga një kompani kroate./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Çeku: Sa herë që Përparim Rama ' e bën fort bërllok punën', Abdixhiku del në mbrojtje të tij

Komisionerja Marta Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm