LAJMI I FUNDIT:

Policët konfiskuan një Lamborghini dhe bënë xhiro dy herë mbi shpejtësinë e lejuar (Foto/Video)

Policët konfiskuan një Lamborghini dhe bënë xhiro dy herë mbi shpejtësinë e lejuar (Foto/Video)

Pronari i një Lamborgini, po i akuzon dy policë se kanë bërë ‘vozitje qejfi’ me veturën e tij të shtrenjtë.

Erwyn Mackee ka thënë se i është konfiskuar vetura e modelit Huracane, nën dyshimin e mungesës së regjistrimit, transmeton Telegrafi.


Ai thotë se veturën e tij të shtrenjtë e kanë vozitur mbi 100 km/h në një zonë të Londrës, ku nuk është e lejuar të vozitet mbi 50 km/h.

Lamborghini 1

Sipas të dhënave që ka vetura që kushton afro 300 mijë euro, del se është vozitur në disa zona dy herë mbi shpejtësinë e lejuar, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar.

Madje, kur Mackee është ankuar në polici, ai thotë se e kanë kërcënuar me arrest. /Telegrafi/