LAJMI I FUNDIT:

Policët e akuzuar për ryshfet nuk e pranojnë fajësinë (Video)

Policët e akuzuar për ryshfet nuk e pranojnë fajësinë (Video)

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i rastit, 20 zyrtarët policorë, të akuzuar për marrje ryshfeti, u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Prizrenit.

Më pas, disa nga avokatët mbrojtës deklaruan se nuk i kanë pranuar të gjitha shkresat e lëndës.


Avokati Mexhit Syla tha se e kupton vështirësinë e prokurorit për sigurimin e provave për të pandehurit dhe për mbrojtjen, mirëpo pa sigurimin e provave tha se nuk mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.

“Mendoj se kishte me qenë mirë që përfaqësuesi i akuzës të na njoftojë për ditën deri kur ne mund të pajisemi me këto prova”, tha avokati Hoxha.

Ndërsa, prokurori Genc Nixha u premtoi avokatëve se gjatë javës së ardhshme do të pajisen me shkresat e lëndës.

Mirëpo, avokati Asdren Hoxha ishte kategorik që të mos vazhdohet me shqyrtim gjyqësor pa sigurimin e të gjitha provave nga ana e prokurorit për shkak se do të bëhej shkelje ligjore.

Në këto rrethana, gjyqtari i çështjes, Artan Sejrani, pas leximit të aktakuzës dhe pas deklarimit të të pandehurve lidhur me pranimin e fajësisë, mori aktvendim me të cilin e konsideroi të papërfunduar shqyrtimin fillestar.

“Shqyrtimi fillestar nuk konsiderohet se është përfunduar dhe shqyrtimi fillestar caktohet për datën 14 korrik”, tha gjykatësi Sejrani.

Prokuroria e Prizrenit në aktakuzë pretendon se policët gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave, deri në qindra euro, të cilat më pas i kanë ndarë mes vete në mënyrë proporcionale.

Të akuzuarit e këtij rasti janë: Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, gjatë muajit dhjetorit 2016, gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, si bashkëkryerës duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkojnë dhe pranojnë dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori