LAJMI I FUNDIT:

Polestar 2 i vitit 2023 do të vijë me ngjyra të reja nga jashtë

Polestar 2 i vitit 2023 do të vijë me ngjyra të reja nga jashtë

Për modelin e vitit 2023, Polestar 2 po fiton një mori përmirësimesh, duke përfshirë elemente të freskëta dizajni dhe teknologji të re që synon ta bëjë 2-shin më të qëndrueshëm.

Polestar më herët përditësoi 2-shin për vitin 2022 me një diapazon më të gjatë të vlerësuar nga EPA në modelin me një motor – tani 434 kilometra – dhe 68 kuaj fuqi më shumë për versionin me dy motorë, transmeton Telegrafi.


Polestar 2 i vitit 2023 do të vijë me dy ngjyra të reja nga jashtë. E para e quajtur, Space, është një ngjyrë e zezë metalike, derisa e dyta e quajtur Jupiter, përshkruhet si një gri në ar me një flakë të kuqe. Këto nuanca të reja mund të përputhen me dizajne të reja si për rrotat standarde 19 inç, ashtu edhe për rrotat opsionale 20 inç.

Në brendësi, lëkura Nappa mund të jetë në një ngjyrë të re gri Zink, dhe një zbukurim i ri Light Ash është gjithashtu i disponueshëm. /Telegrafi/