LAJMI I FUNDIT:

Polestar 2 prezantohet në fund të muajit si makinë tërësisht elektrike (Foto)

Polestar 2 prezantohet në fund të muajit si makinë tërësisht elektrike (Foto)

Që të mbrohet ambienti, prezantimi bëhet vetëm përmes internetit

Prodhuesi suedez Polestar, ka bërë të ditur se do ta sjellë modelin e dytë të sedanit luksoz, më 27 shkurt, pak ditë para Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.


Gjithçka do të prezantohet përmes internetit, pa mysafirë apo media, për të ‘eliminuar ndotjen që mund të bëjnë transportet e aeroplanëve dhe veturave për sjelljen e shikuesve’.

Në përkrahje në makinave elektrike që nuk lëshojnë ndotje, gjithçka shfaqet në mënyrë virtuale, lidhur me makinën që për Polestar, duke se është më e rëndësishme se sedani luksoz Polestar 1.

Për dallim prej paraardhësit hibrid, prej Polestar 2 e tutje, të gjitha modelet nga kjo linjë do të jenë tërësisht elektrikë. Derisa Polestar 1 ishte në edicione të limituara me nga 500 njësi për një vit, për tri vite me radhë, Polestar 2 do të ketë numër më të madh të njësive, por nuk janë bërë të ditura shifrat.

Për të rivalizuar me Tesla Model 3, Polestar 2 duhet të prodhohet në së paku 500 njësi, por ende nuk dihet nëse i ka këto kapacitete. /Telegrafi/