LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Polici kreu vrasjen në Gjilan, pas një aksidenti në komunikacion

Prokuroria: Polici kreu vrasjen në Gjilan, pas një aksidenti në komunikacion

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për motivin e vrasjes së sotme në Gjilan, të kryer nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, dhe do të kërkojë masën e paraburgimit për autorin e vrasjes.

Në një njoftim për media Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se sot, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një vrasje e rëndë, motivet e të cilës ende nuk dihen.


“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Nato 99’ në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, njofton Prokuroria, përcjell Telegrafi.

Policia jep detajet për vrasjen në Gjilan: Dorasi është polic, ai është arrestuar
Lexo po ashtu Policia jep detajet për vrasjen në Gjilan: Dorasi është polic, ai është arrestuar

“Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim.

Vrasje në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic
Lexo po ashtu Vrasje në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic

“Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan”, njofton Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori