Real Madrid ka harruar humbjen nga Wolfsburgu në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar fitore në shtëpi përballë Eibarit 4-0.
‘Los Blancos’, e kanë kryer çështjen e skuadrës fituese qysh në pjesën e parë duke shënuar katër gola.

Serinë e golave e hapi James Rodriguez që shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 1-0 në minutën e pestë.


Real+Madrid+CF+v+SD+Eibar+La+Liga+6_lhXpy01cOx

Ndërkohë në minutën e 18-të, Reali dyfishoi epërsinë nëpërmjet të riut Lucas i cili u asistua nga Ronaldo.

Real+Madrid+CF+v+SD+Eibar+La+Liga+5LG7j4v_vS8x

Vetëm një minutë më vonë Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në ndeshje dhe të tretin për madrilenët.

Real+Madrid+CF+v+SD+Eibar+La+Liga+hVg51NY9m6dx

Ndërkohë për 4-0 u përkujdes Jese përsëri pas asistimit nga portugezi Cristiano Ronaldo.

Real+Madrid+CF+v+SD+Eibar+La+Liga+VWDR57du76-x

Në pjesën e dytë, Reali uli ritmin për tu mos u lodhur para sfidës së rëndësishme në mesjavë që do ta zhvillojë kundër Wolfsburgut.

Ndërkohë pas kësaj fitore ‘Mbretërit’, janë ngritur në pozitën e dytë me 72 pikë dhe presin një gabim të Barcelonës sonte ndaj Real Sociedadit për të shpresuar ende në titullin e kampionit në La Liga.

Javën e ardhshme Real Madrid do ta luaj derbin lokal të Madridit përballë Getafes. /Telegrafi/

telegrafi sport app