LAJMI I FUNDIT:

Pogradec, 23-vjeçarja vret bashkëshortin, më pas vetëhelmohet

Pogradec, 23-vjeçarja vret bashkëshortin, më pas vetëhelmohet

Një çift ka humbur jetën në fshatin Velçan të Pogradecit. Trupat e pajetë të Erzen dhe Fatbardha Torras, përkatësisht 26 dhe 23 vjeç, u gjetën në një kasolle pranë banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërkohë që policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit pak pas mesnate. Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.


Konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle, pronë e tyre, ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me me dru në kokë bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit, transmeton tch.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve. Çifti la pas dy fëmijë të mitur.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori