LAJMI I FUNDIT:

Poezia e Avni Deharit, e vitit 1999 – kthimit të tij në Kosovë: Atje po shkojmë

Poezia e Avni Deharit, e vitit 1999 – kthimit të tij në Kosovë: Atje po shkojmë

Babai i Astrit Deharit, Avniu, me rastin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, më 1999, planifikon të kthehet me familje në Prishtinë. Me këtë rast ai ka shkruar poezinë të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Avni Dehari, poezi për të birin: “Pse të vranë o Astrit Dehari!?”
Lexo po ashtu Avni Dehari, poezi për të birin: “Pse të vranë o Astrit Dehari!?”
Poezi prekëse nga Avni Dehari, babai i Arbënorit dhe Astritit
Lexo po ashtu Poezi prekëse nga Avni Dehari, babai i Arbënorit dhe Astritit
Fjalimi prekës i babait të Astritit: Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut (Video)
Lexo po ashtu Fjalimi prekës i babait të Astritit: Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut (Video)

ATJE PO SHKOJMË


(Me rastin e kthimit nga mërgimi)

Po shkojmë Albanë, po shkojmë

Në Dardani, pranvera ime,

Në tokën tonë, që etja për liri

E ka plasaritur, e ka çarë,

Atje ku ti kurrë nuk ke shkelur,

E unë 19 vjet, shekuj për mua,

Veç ënderr e kam parë!

Po ndahemi Xhemile, po ndahemi

Për një vit, gruaja ime e shtrenjtë,

Që të jemi prapë bashkë

Në Dardaninë tonë të shenjtë!

Po ndahemi Arbënor, po ndahemi,

Arbënori im i urtë, biri im i mirë,

Që pas nje viti të përqafohemi

Në Dardaninë tonë të lirë!

Po ndahemi Astrit, po ndahemi,

O syrrushi im, i mirë shumë,

Do ta kujtoj bisedën e mbrëmjeve,

Para se të merrte i ëmbli gjumë:

“Astrit, shumë, shumë të dua!”

“Babi, unë ty edhe një herë më shumë!”

Po shkojmë, o atje, atje po shkojmë,

Të dashurit, të mirët e mi,

Atje, në Dardani, po shkojmë

Në vendin tonë, si njerëz, në liri!

(Bernë, 1999)

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori