Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është asfaltuar ne shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”.
Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se në rrugën “Xhemajl Mustafa” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit në një gjatësi prej 750 metrash, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të këtij projekti infrastrukturor.
"Si një ndër rrugët kryesore në qytet, ky projekt ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion", thuhet në njoftim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































