LAJMI I FUNDIT:

Pocesta: Presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin

Pocesta: Presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta ka komentuar procesin e sotëm zgjedhorë në këtë komunë. Pocesta akuzon BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, ndërkaq thotë se do të bëjnë analizë të procesverbaleve nga vendvotimet.

“Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre. Ngelet që të bëjmë analizën e të gjitha procesverbalet, ditën e nesërme të dalim me deklaratë oficiale“, tha Pocesta.


Kundërkandidati Hekuran Duka i BDI-së ka shpallur fitoren dhe kanë filluar festën. /Telegrafi/