LAJMI I FUNDIT:

Po vjen telefoni i lirë nga Redmi – me bateri më të madhe dhe me 4 kamera

Po vjen telefoni i lirë nga Redmi – me bateri më të madhe dhe me 4 kamera

Xiaomi Redmi 9 duhet të jetë në dispozicion për 130 euro dhe do të ketë 4 kamera.

Telefoni i mençur i ri nga Xiaomi, Redmi 9, do të nisë në qershor. Imazhet dhe të dhënat teknike të pajisjes tashmë janë zbuluar përmes platformës së shitjeve Lazada në Filipine, transmeton Telegrafi.

Këtë e bëri të ditur përdoruesi i Twitter-it, Sudhanshu. Ai ndau fotografi që duhet të përmbajnë specifikimet teknike të celularit dhe të duken si grafika zyrtare të reklamave.


Redmi 9 do të paraqitet në tre ngjyra të ndryshme: kaltër-vjollcë, gjelbër dhe hiri. Sipas rrjedhjes, në pjesën e pasme është i vendosur një sistem prej 4 kamerave. Kamera selfie është vendosur në pjesën e sipërme të telefonit, në qendër të tij.

FullHD + dhe bateri e madhe

Ekrani 6.53 inç thuhet se ka një rezolucion prej 2340×1080. Si procesor u instalua një Helio G80, i cili ka gjithsej 8 bërthama.

Bateria thuhet se ka një kapacitet prej 5,020 mAh.

Telefoni celular duhet të shfaqet në dy versione: me 3 GB RAM dhe 32 GB ruajtje ose me 4 GB RAM dhe 64 GB ruajtje.

Varianti më i lirë është 130 euro, më i shtrenjti 157 euro.

Aktualisht është ende e paqartë nëse telefoni i mençur do të shfaqet edhe në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Kalo në kategori