LAJMI I FUNDIT:

Po vjen konferenca Doku.Tech

Po vjen konferenca Doku.Tech

DOKU.TECH është një ndër konferencat lidere të teknologjisë në Ballkan dhe mbledh në Kosovë adhurues të teknologjisë nga e gjithë bota. Këtë vit, DOKU.TECH do të mbahet me 10 dhe 11 Qeshor, në Prishtinë në objektin e Termokiss, dhe pastaj vazhdon me 5 Gusht në Prizren gjatë festivalit të filmit, DokuFest. Kjo konferencë organizohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me partnerët tanë tradicional nga SHARE Foundation dhe Dokufest.

DOKU.TECH-u është një event annual dy-ditor i cili bashkon individë dhe talentë të teknologjisë me krijuesit e së ardhmes, ekzekutivët dhe shpikësit teknologjik. Gjatë tri viteve te fundit, kjo konferencë ka pasur më shumë se 3,000 pjesëmarrës dhe më shumë se 50 folës me famë botërore.
Sot, me 10 Maj, është bërë lancimi i ueb-faqes së DOKU.TECH 2017 ku edhe kemi publikuar tre folësit e parë:


David Batstone – Profesor, aktivist dhe ndërmarrës.
Themeluesi vizionar dhe drejtori menaxhues i Just Business, një firmë investimi për ndikimin social, David ndan modelin e tij unik për zhvillimin e ndërmarrjeve të suksesshme që krijojnë mundësi për të gjithë.

Birgitta Jonsdottir – Udhëheqese dhe reformatore.
Ajo ka specializuar në ligjbërjen e shekullit të 21-të me fokus në demokracinë e drejtpërdrejtë, lirinë e shprehjes, informimin dhe privatësinë digjitale. Birgitta është një hakere/ Poetikane në parlamentin Islandez. Birgitta është aktiviste për një kohë të gjatë dhe ka qenë vullnetare e WikiLeaks kur rrjedha më e madhe në historinë njerëzore u hodh në krahët dixhitalë të organizatës.

Matan Berkowitz – Artist nderdisiplinor, ndermarrës – Forbes 30 Under 30.
Matan jeton në lidhjen e artit, teknologjisë dhe ndikimit pozitiv. Shpikjet e tij përkthejnë sinjale fizike (si valët e trurit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet) nga trupi i njeriut në muzikë, kthejnë objektet e përditshme në instrumente dhe kanë fituar çmime në Angli, Francë, Izrael, Gjermani dhe Suedi.

Organizatorë:
IPKO Foundation – Qëllimi i Fondacionit IPKO është nisja dhe mbështetja e zhvillimit të një gjenerate të re të liderëve me një vizion digjital për Kosovën. Keta liderë mund të vijnë nga cilado diciplinë por i bashkon pasioni i tyre për teknologjinë, diturinë, internetin, dhe informimin.

Partnerët:
SHARE Foundation është një organizatë jo-profitabile e cila funksionon ne Beograd, e përkushtuar ndaj mbrojtjes të së drejtave të qytetarëve online dhe promovimit të vlerave pozitive të transparencës, decentralizimit, aktivizmit te mediave sociale, aksesit te lire dhe shkëmbimit të njohurive, informacionit dhe teknologjisë.

DOKUFEST – DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër, është festivali më i madh i filmave në Kosovë.
Çdo vit, festivali mbush kinematë dhe vende të improvizuara rreth qendrës historike të qytetit të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmave të përzgjedhur nga e gjithë bota.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori