LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e fitnesit është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, shikojeni si duket (Video)

Mbretëresha e fitnesit është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, shikojeni si duket (Video)

Mbretëresha australiane e fitnesit, Kayla Itsines, është në javën e 24-të shtatzënisë dhe nuk pushon së ushtruari

Kreatorja e programit të famshëm botëror të ushtrimeve Bikini Body Guides dhe femra e re më e pasur në Australi, me gjithë shtatzëninë, ende ushtron me zell dhe po punon në formësimin e trupit të saj, transmeton Telegrafi.


A post shared by KAYLA ITSINES (@kayla_itsines) on Jan 15, 2019 at 12:46pm PST

Aktualisht është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe falë përgatitjes së saj fizike dhe trupit të cilin e ka pasur para shtatzënisë, Kayla mund të krenohet vetëm me stomakun shtatzënë, jo edhe me tepricën e kilogramëve të cilën shtatzënia mund t’ia sjellë.

Duke pasur parasysh që Kayla është shtatzënë, ushtron me intensitet më të dobët.

A post shared by KAYLA ITSINES (@kayla_itsines) on Jan 13, 2019 at 12:33pm PST

Është e njohur për treningët e fortë dhe kërcimet, mirëpo tani treningët e saj janë më të lehtë, ushtron me pesha të lehta dhe ajo që është më e rëndësishme, tani nuk bën kërcime.

Në një rast ka theksuar që askush më shumë se ajo nuk dëshirën që bebja të jetë e shëndetshme dhe në gjendje të mirë, si edhe kurrë nuk do të bënte diçka të pasigurt për beben që do ta rrezikonte.

Kayla me prejardhje është greke dhe ushqimi i saj i shëndetshëm kryesisht mbështetet në kuzhinën greke.

Të dashurin e saj, Tobi Pearce, e ka njohur në palestër, në vitin 2013, ndërkaq janë fejuar në vitin 2018.

/Telegrafi/