LAJMI I FUNDIT:

Po tentonte një ulje emergjente, aeroplani rrëshqet dhe përplaset për një ndërtesë – dy të vdekur në Rusi (Video)

Po tentonte një ulje emergjente, aeroplani rrëshqet dhe përplaset për një ndërtesë – dy të vdekur në Rusi (Video)

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në Siberinë Lindore pas një uljeje të një aeroplani Antonov An-24 të drejtuar nga Angara airlines.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tragjedia në Nizhneangarsk ndodhi pasi aeroplani u rrëzua ndërsa po përpiqej të bënte një ulje emergjente.


Videoja nga vendi i ngjarjes e regjistruar nga dëshmitarët tregon tymin duke u ngjitur në ajër.

Si pasojë, thuhet se të paktën dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksident, sipas informatave paraprake, ndërsa të paktën shtatë persona të tjerë u shtruan në spital.

“Një nga motorët dështoi kur aeroplani u ngrit dhe ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroport”, ka thënë një zëdhënës i republikës ruse të Buryatia, Aleksey Fishev. “Gjatë uljes aeroplani rrëshqiti 100 metra larg pistës dhe u përplas me një ndërtesë të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, duke shkaktuar që aeroplani të përfshihej nga zjarri”. /Telegrafi/