Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha të dielën se blloku do të diskutojë çështjen e liberalizimit të vizave për Turqinë që në vjeshtë. Paralajmërimet e zyrtarit erdhën mes një procesi të pritshëm në negociatat e pranimit të Ankarasë me BE-në.
Muajin e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi përpara samitit të NATO-s se ata prisnin që BE-ja të rifillonte bisedimet e pranimit pasi Ankaraja “hapi rrugën” për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Një zyrtar i BE-së, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për Daily Sabah se rezultati i debatit mbi këtë çështje ishte i pasigurt, por Turqia mbeti një kandidat, një “vend kyç” që ka objektiva si BE-ja në shumë fusha.
Erdogan tha muajin e kaluar se presin hapa pozitivë nga BE-ja në lidhje me liberalizimin e vizave dhe Bashkimin Doganor, pas samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani.
Duke thënë se këshilltari i presidentit, Akif Cagatay Kiliç ishte në Bruksel për bisedime, Erdogan u tha gazetarëve pas kthimit nga Vilnius se shpresonte që rezultati i bisedimeve do të ishte në favor të Turqisë.
Erdogan nënvizoi se Turqia ka përmbushur premtimet e saja në lidhje me bllokun, duke shtuar se ai dëshiron të shohë sa më shpejt rezultate “të prekshme” të negociatave të zhvilluara në bazë të favorshme.
Siç dihet tashmë, Turqia ka historinë më të gjatë me BE-në dhe procesin më të gjatë të negociatave. Vendi nënshkroi një marrëveshje asociimi me paraardhësin e BE-së në vitin 1964, Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC), i cili zakonisht shihet si hapi i parë drejt kandidaturës eventuale.
Pasi kishte aplikuar për kandidaturë zyrtare në vitin 1987, Turqisë iu desh të priste deri në vitin 1999 për të marrë statusin e vendit kandidat. Megjithatë, Turqisë iu desh të priste edhe gjashtë vite të tjera, deri në vitin 2005, për fillimin e negociatave, që ishte një proces jashtëzakonisht i gjatë në krahasim me kandidatët e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit