LAJMI I FUNDIT:

Po shoqërohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës, arratiset i burgosuri

Po shoqërohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës, arratiset i burgosuri

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se këtë të enjte një person i akuzuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” është arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakovë/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej”, thuhet në njoftim.


Në njoftim thuhet se ShKK e ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i hetuar rrethanat e arratisjes.

Ndërkaq, tre zyrtarët të cilët ishin të obliguar ta dërgonin të akuzuarin në gjykatë, janë pezulluar nga puna.

“ShKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes. Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftimin e ShKK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori