LAJMI I FUNDIT:

Qytetarin e Pejës e kafshuan qentë endacakë, kërkon mbrojtje nga kryetari i Komunës (Foto)

Qytetarin e Pejës e kafshuan qentë endacakë, kërkon mbrojtje nga kryetari i Komunës (Foto)

Rreziku nga qentë endacakë vazhdon të jetë shqetësim për shumë qytetarë të Kosovës.

Të hënën në qytetin e Pejës, duke shkuar në punë, një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë, me ç’rast ka pësuar lëndime në këmbë.

Eroll Muhaxheri, në profilin e tij në Facebook, ka treguar foton me lëndimet që ka marrë nga kafshimi i qenve endacakë, gjatë kohës kur ishte duke shkuar në punë.


Ai ka treguar se sulmi i qenve ka ndodhur para objektit të Komunës së Pejës, madje ka pyetur të parin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, se si do të ishte përgjigjur ai nëse në vendin e tij të ishte fëmija i atij apo i tjetërkujt që u sulmua sot.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Eroll Muhaxherit:

“Gazmend Muhaxheri, sot më kafshoi qeni midis Korzës (para Komunës së Pejës) duke shkuar në punë. Çfarë po pret me mbyt dikënd qeni apo çfarë? Në vend timin ka mundur të jetë fëmiu im apo i kujdo qoftë. Si ishit përgjigjur pastaj?!!”, ka shkruar qytetari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori