Ky është momenti kur një aeroplan rrëzohet dhe shkaktohet një zjarr i madh gjatë një “akrobacioni” që tentonte piloti ta realizojë në Afrikën e Jugut, por që i kushtoi me jetë.

Videoja shfaq turmën duke shikuar aeroplanin që vinte drejt tyre, transmeton Telegrafi.


Në një moment aeroplani fillon të bie dhe pa kaluar shumë sekonda përplaset në tokë – duke shpërthyer dhe përfshirë nga zjarri.

Organizatori i eventit tha se në incidentin fatal, piloti po pilotonte aeroplanin Impala Mark 1.

Brenda kabinës gjendej piloti i famshëm James O’Connell, i cili nuk i mbijetoi rrëzimit. /Telegrafi/