LAJMI I FUNDIT:

Po paralajmërohet shkëputja e LSI nga koalicioni? Deputetja: Në zgjedhje pa Ramën (Video)

Po paralajmërohet shkëputja e LSI nga koalicioni? Deputetja: Në zgjedhje pa Ramën (Video)

Lëvizja Socialiste për Integrim është duke u përgatitur që të shkëputet përfundimisht nga koalicioni me Edi Ramën dhe të dalë më së paku e vetme në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Sinjalet e para u dhanë të enjten në mbrëmje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili në intervistën në Top Channel konsideroi të papranueshëm faktin që Rama përfshiu në koalicion PDIU e Shpëtim Idrizit duke kërkuar shpjegime pse kryeministri ndërmori këtë hap.


Kurse e drejtpërdrejtë ka qenë po të enjten mbrëma, deputetja e LSI, Silva Caka. Duke folur në emisionin Debati në Channel One, Caka tha se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje, pa PS, ndonëse nxiton të sqarojë se mendimi i saj është personal.

“Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”, ka thënë ajo, citon Noa.

Deputetja Caka mendon se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ajo bëhet kështu, e para deputete e kësaj force politike që shprehet hapur për pozicionin që duhet të ketë LSI në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ajo që pritet tani është shpallja zyrtare e vendimit të LSI nëse do t’i përgjigjet pozitivisht apo negativisht ftesës së bërë publike nga kryeministri për të vazhduar koalicionin e nisur më 1 prill 2013.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori