LAJMI I FUNDIT:

Po ngutej për në dasmën e saj, nusja kapet nga policia në Florida duke udhëtuar me veturën që lëvizte 170 kilometra në orë

Po ngutej për në dasmën e saj, nusja kapet nga policia në Florida duke udhëtuar me veturën që lëvizte 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi prej 170 kilometra në orë, ndërsa u përpoq të shkonte në altar në kohë, tha policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:42. të premten e kaluar kur nusja e paidentifikuar, e cila po drejtohej nga një prej të ftuarve të saj të dasmës, u ndalua nga një automjet policie në Port St. Lucie, Florida, pasi oficeri i kapi ata duke udhëtuar me 170 km/h, transmeton Telegrafi.

Ceremonia ishte menduar të fillonte në orën 14:30 në Stuart, Florida, por kur ata u ndaluan në orën 14:42, ata ishin ende afërsisht 10 milje larg nga vendi i dasmës.


“Dasma e kujt është”, dëgjohet të thotë oficeri i policisë teksa i afrohej automjetit të ndaluar.

“Është e imja”, thotë nusja nga ulësja e pasagjerit.

“Tashmë je vonë”, u përgjigj polici para se të dëgjohej nusja duke thënë, “po përpiqemi të arrijmë atje”.

“Do të të lë ta marrësh”, i thotë oficeri shoferit, “por do të të jap një datë gjyqi, është një paraqitje e detyrueshme në gjykatë”.

“Thotë fjala e vjetër, shiu në ditën tuaj të dasmës është fat i mirë”, u tha në kumtesën e policisë së Port St. Lucie.

“Epo në këtë ditë me diell, shoferi i nuses tani ka një datë të detyrueshme gjyqi përpara një gjyqtari pasi u përpoq me shpejtësi ta çonte nusen në dasmën e saj, për të cilën tashmë ishte vonë”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Arabia Saudite i jep Trumpit një shije të shtëpisë, i sjell edhe një McDonald’s në rrota

Arabia Saudite i jep Trumpit një shije të shtëpisë, i sjell edhe një McDonald’s në rrota

Interesante
Një unazë misterioze tymi të zi shfaqet në qiell mbi Kansas

Një unazë misterioze tymi të zi shfaqet në qiell mbi Kansas

Interesante
Performuesja e cirkut thyen rekordin botëror Guiness, qëndron për 25 minuta e varur me flokët e lidhura në pemë

Performuesja e cirkut thyen rekordin botëror Guiness, qëndron për 25 minuta e varur me flokët e lidhura në pemë

Interesante
Arkeologët zbulojnë varrin e familjes mbretërore egjiptiane pas një dere

Arkeologët zbulojnë varrin e familjes mbretërore egjiptiane pas një dere

Interesante
A mund ta gjeni shpatën brenda 10 sekondave?

A mund ta gjeni shpatën brenda 10 sekondave?

Interesante
Lopa shkakton vonesa për udhëtarët në autostradën e Oklahoma

Lopa shkakton vonesa për udhëtarët në autostradën e Oklahoma

Interesante
Kalo në kategori