LAJMI I FUNDIT:

Po, mund ta ngrini qumështin për ta përdorur më vonë, ja si ta bëni

Po, mund ta ngrini qumështin për ta përdorur më vonë, ja si ta bëni

Që kur filloi karantina, shumica prej nesh nuk po shkojnë në dyqan ushqimesh aq shpesh sa dikur.

Kur bëhet fjalë për produktet që ruhen në frigoriferë, si qumështi, nuk mund të blini shumë njëkohësisht dhe të rrezikoni që të prishet përpara se të keni kohë për ta përdorur. Askush nuk dëshiron të harxhojë ushqim, por rezulton se ju mund të ngrini qumështin tuaj dhe ta kurseni atë për më vonë, transmeton Telegrafi.

Edhe nëse nuk jeni konsumues i rregullt i qumështit, gjithashtu mund të ngrini produkte të tjerë si bajame dhe qumësht soje. Sidoqoftë, nuk është aq e thjeshtë sa të vendosni kartonin tuaj të qumështit në frigorifer. Në fakt, duke vepruar kështu mund të çojë në një rrëmujë të madhe pasi qumështi zgjerohet kur ngrihet, ndryshe nga uji i thjeshtë.


Prandaj sigurohuni që të ndiqni këto udhëzime për ngrirjen e qumështit në mënyrën e duhur:

Si të ngrini qumështin

Para se të përpiqeni të ngrini qumështin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni datën e skadimit në karton. Për sa kohë që ajo datë nuk ka kaluar, qumështi juaj duhet të jetë i sigurt për tu ngrirë.

Meqenëse qumështi zgjerohet në temperaturat e ngrirjes, nuk do të mund të ngrini qumështin tuaj në enën ku e keni blerë. Enët e holla prej qelqi dhe letre nuk do të funksionojnë, kështu që zgjidhni një enë plastike të sigurt për ngrirje për t’u përdorur.

Qumështi është i njohur për të thithur lehtë aromat, kështu që ju do të duhet të jeni të kujdesshëm për vendin ku e ruani në frigoriferin tuaj. Mundohuni t’i mbani larg mishit dhe peshkut, pasi këto do ta bëjnë qumështin tuaj të ketë aromë të keqe.

Qumështi i ngrirë gjithashtu mund të ndryshojë strukturn për shkak të ndarjes së yndyrnave në qumësht. Qumështi me pak yndyrë si 1% dhe 2% do të ngrijë më mirë dhe do të ketë më pak ndarje.

Nëse jeni duke ngrirë alternativa me bazë qumështi me bazë bimore si bajame ose qumësht soje, ato mund të marrin një strukturë me kokrra, kështu që mund të mos dëshironi të ngrini qumështin tuaj me bazë bimore nëse planifikoni ta pini atë, por ndjehenu të lirë ta bëni nëse e përdorni në receta! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lifestyle
Kalo në kategori