LAJMI I FUNDIT:

Po mendon të rikthehesh me ish-in? Ja pesë pyetjet që duhet patjetër t’i bësh vetes!

Po mendon të rikthehesh me ish-in? Ja pesë pyetjet që duhet patjetër t’i bësh vetes!

Për të mos bërë një tjetër gabim, përpara se të nxitoni të hidheni në krahët e ish-it tuaj, është më mirë që të merrni pak kohë për veten tuaj, për të qartësuar mendimet

Përse nuk funksionoi herën e parë?

Nëse ish-i juaj ju kërkon që të riktheheni së bashku ose thjesht ju mendoni se keni bërë një gabim që u ndatë, duhet të kuptoni përse u ndatë në fillim. Mendoni nëse arsyeja për të cilën u ndatë do të vijojë të jetë një problem për ju apo jo.


Cilat janë arsyet për të cilat nuk duhet të rilidheni?

Në shumë raste, kur një partner është i dhunshëm, tjetri pëson ulje të mëdha të vetëbesimit dhe fillon të mendojë që askush nuk do të mund ta dojë kurrë. Një tjetër arsye e gabuar për t’u rikthyer me dikë është xhelozia. Mos lini këtë ndjenjë t’ju drejtojë.

Si t'i riktheheni ish-it, nëse e keni ndarë mendjen për një rikthim
Lexo po ashtu Si t'i riktheheni ish-it, nëse e keni ndarë mendjen për një rikthim

Cilat janë arsyet e mira për t’u rikthyer me të?

Në pjesën më të madhe të rasteve, ribashkimet e suksesshme ndodhin pas ndarjeve që kanë si shkak kohën e gabuar apo distancën. Nëse ky është rasti juaj dhe mendoni që ish-i juaj ia vlen, keni një rast të mirë përpara. Por nëse ende nuk jeni gati t’i përkushtoheni atij si herën e parë, më mirë hiqni dorë.

A ju duhet të shpenzoni pak kohë vetëm përpara se t’i riktheheni lidhjes?

Të ndjesh mungesën e dikujt pas një ndarjeje është fare normale. Por përpara se të nxitoni të hidheni në krahët e ish-it tuaj, është më mirë që të merrni pak kohë për veten tuaj, për të qartësuar mendimet.

Çfarë duhet të bëj pasi të jemi rikthyer së bashku?

Në mënyrë që të keni një lidhje të shëndetshme, duhet të falni, të harroni dhe të bëni përpara. Të falësh do të thotë të pranosh ato që ndodhën herën e parë dhe nëse ka qenë faji i tij, të mos ia përplasni atë në fytyrë sa herë të keni një mosmarrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Flokë dhe stil
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Kalo në kategori