LAJMI I FUNDIT:

Po lexonte lajmin për rritjen e shumës së parave për veteranët e luftës dhe invalidë, prezantuesja ruse e lajmeve nuk mund të ndalej duke qeshur

Po lexonte lajmin për rritjen e shumës së parave për veteranët e luftës dhe invalidë, prezantuesja ruse e lajmeve nuk mund të ndalej duke qeshur

Prezantuesja ruse e lajmeve në televizionin publik të këtij vendi, është bërë hit në internet pas publikimit të një videoje ku shihet se si nuk mund të ndalet duke qeshur, derisa lexon lajmin për rritjen e shumës së parave për rasteve sociale të cilat i ka realizuar qeveria ruse.

Aleksandra Novikova nuk ka mundur të ndalet duke qeshur derisa po lexonte raportin për ndihmën që u është dhënë personave me invaliditet, veteranëve të luftës, viktimave të ekspozuar nga rrezatimi – bëhet fjalë për shumën 1.500 rubla apo më mirë thënë 22 euro – ku 900 rubla mund t’i përdorin për barna, e tjera për nevoja tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Telegrafi.

Pasi që pjesën më të madhe të lajmeve i lexoi me një ton të qetë, Novikova humbi kur përmendi shpenzimet e transportit ndërkombëtar, duke mos mundur të ndalet pavarësisht tentimeve që ta frenoj veten.


“Kam tentuar, më keni dëgjuar”, dëgjohet duke thënë në një moment, por më vonë shtoi se “asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë”.

Videoja nuk është transmetuar në televizion apo internet, megjithatë ka fituar vëmendjen pas publikimit në rrjetet sociale nga portali info24.

Në një postim në kanalin Rovegosteb në rrjetin Telegram, blogeri Andrej Jegorov ka parashikuar se Novikova do të shkarkohet. Ai gjithashtu ka thënë se ndoshta mund t’i jetë kurdisur gjithçka gazetares. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori