ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një shofer në Australiai përjetoi shokun më të madh në jetë, kur në mes të natës në një rrugë me zhavorr, iu hodh përpara mjetit një kangur të cilin e goditi me xhamin e tij të përparmë.

Shoferi po udhëtonte me një SUV në një rrugë me zhavorr në zonën rurale në Australi, kur u befasua pasi para syve iu shfaq kanguri, transmeton Telegrafi.


Kamera e vendosur brenda veturës, ka kapur momentin kur kanguri del nga errësira dhe përplaset në xhamin e përparmë.

Shumica e aksidenteve të tilla në Australi ndodhin gjatë natës, kurse zakonisht “viktima” janë kryesisht kafshët e egra.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse brenda pak orëve është bërë virale. /Telegrafi/