Një rezidencë e madhe që u krijua nga arkitekti i Buckingham Palace dhe me pamje nga Regents Park, Londër - është hedhur në treg për 185 milionë funte.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, prona e projektuar nga John Nash, do të bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar, nëse blihet për çmimin e kërkuar.


ga1

Firma e pronës që shet rezidencën, të ndërtuar midis 1821 dhe 1826, thotë se një person me 'miliarda' që dëshiron një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të merr informatat, me ekzekutivin e kompanisë që pret interes nga Azia, veçanërisht nga individë të pasur kinezë.

ga2

Zenprop mendohet se ka paguar 200 milionë funte për rezidencën katër vjet më parë - megjithëse shefi ekzekutiv pretendon se në fakt është blerë për më pak se çmimi aktual.

ga3

Ndërtesa u përfundua në vitin 1826 nga arkitekti Nash i cili gjithashtu projektoi Pallatin Buckingham, Regent Street dhe Brighton's Royal Pavilion.

ga4

Ajo fillimisht u ndërtua si 18 shtëpi të veçanta, të dizajnuara nga Nash për zhvillimin e Parkut Regence të Crown Estate, përpara se të kombinohen në një për zyrat qeveritare para Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/