A po hetohet Lëvizja Besa për fushatën e saj parazgjedhore?


Nova Tv raporton se Prokuroria publike e Maqedonisë ka filluar procedura parahetimore për financim të paligjshëm në procesin zgjedhor ndaj disa OJQ-ve dhe Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve anonime të këtij televizioni, bëhet fjalë për financime të OJQ-së nga ana e donatorëve si qeveria e SHBA-ve dhe dhe nga fondacioni ''Instituti Shoqëria e Hapur'', ndërkaq lënda është hapur pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme, pak para fillimit të fushatës së OBRM-PDUKM-së të quajtur ''desorosoidizimi''.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, në hetime janë përfshirë shërbimet e larta të sigurisë në polici, ndërkaq ekipet bashkërendohen nga drejtori i Byrosë për siguri publike./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2017





































