Bota është plot me njerëz interesantë me të cilët ju ndoshta kurrë nuk do të mund të takoheni. Ata janë unikë dhe kanë karakteristika të veçanta që i dallojnë nga shumica.

Këta 12 burra, përcjell Telegrafi, janë të kualifikuar si njerëzit më të veçantë, për të cilët vështirë të besohet se kanë ekzistuar.


1. Romario dos Santos Alves

d1

Ky bodybilder nga Kalda, Brazili ka muskujt si të superheroit Hulk. Fëmijët vazhdimisht ndalen duke kërkuar që t’i shohin dhe t’i prekin muskujt e tij. Ky 25-vjeçar është babai i një fëmije.

2. Geri Tarner

d2

Pseudonimi i tij është "shtrirja", për shkak se ai mund të zgjas lëkurën në mënyrë jo normale! Gjendja e tij e pazakontë megjithatë ka një emër dhe është Sindroma Ehlers-Danlos. Ai është 41 vjeçar.

3. Sanju Bhagat

d3

Indiani ka një gjendje të çuditshme që prek vetëm disa njerëz në vit. Kur ishte 30 vjeç, ai shkoi te mjeku për shkak se stomaku i tij ishte rritur tej mase. Mjekët zbuluan se Sanju ka një vëlla binjak në trupin e tij, që nga koha kur ai ishte në barkun e nënës, i cili praktikisht kishte jetuar si parazit në trupin e tij, përcjell Telegrafi. Mjekët ishin në gjendje për të vepruar dhe për ta hequr binjakun nga trupi i tij, i cili kishte këmbë dhe duar.

4. Mana Mondal

d4

Një indian i cili jeton me një gjendje të rrallë të quajtur Manan ka fytyrën e cila duket si e “shkrirë”.

Pavarësisht paraqitjes së tij të çuditshme, ai është në gjendje të jetojë një jetë normale. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë. Gjithashtu, atij i mungon një sy, vesh dhe shumica e dhëmbëve. Mjekët nuk e kuptojnë se pse shumica e trupit të tij prodhon tumore beninje në fytyrë, por tani për tani ata i kanë ofruar atij një operacion plastik, gjë për të cilën ai nuk është i sigurt nëse do ta bëjë.

5. Rik Genest

d5

Ky model kanadez dhe artist është i njohur për emrin e tij "djali Zombie" - jo sepse ai hanë trurin për drekë, por për shkak se është i gjithi i mbuluar me tatuazhe. Në vitin 2011 ai ishte pjesë e një videoklipi të këngëtares së njohur Lady Gaga - dhe jo vetëm kaq.

6. Chandra Bahadur Dangi

d6

Ky zotëri është njeriu më i vogël në botë. Ai fitoi popullaritet të madh në botë dhe është në Librin Guinness të Rekordeve. Është ndoshta më i vogël se disa foshnje. Edhe pse është nga Nepali atij i pëlqen të udhëtojë.

7. Sultan Kosen

d7

E kundërta e njeriut më të vogël është një Sultan i gjigant i cili është njeriu më i lartë në botë. Vendbanimi i tij është Turqia. Të gjithë të tjerët në familje e tij janë të madhësisë normale.

8. Deni Ramos Gomez

d8

Ky njeri nga Meksika ka një gjendje të çuditshme, nga e cila ka një rritje jonormale të qimeve në fytyrë dhe trup. Ndonjëherë ai krahasohet edhe me një "ujk". Ai është një njeri i thjeshtë që e ka një të dashur, një vajzë dhe i ka qejf video-lojërat.

9. Jono Lankaster

d9

Ai ka lindur me një deformim gjenetik në eshtrat e fytyrës. 26-vjeçari thotë se ai gjithmonë ka pasur një problem që të shikohet në pasqyrë pasi që nuk i pëlqen pamja. Probleme të tjera të tija janë dëgjimi dhe vuan nga depresioni, përcjell Telegrafi. Me shumë operacione të realizuar ai tani ka një punë të rregullt, një të dashur, gjë të cilën dikur kishte menduar se kurrë nuk do ta kishte.

10. Chandra Wisnu

d10

Burri nga Indonezia ka “flluska” në fytyrë dhe trup. Në fund mjekët i larguan tumorin çrregullues dhe i dhanë shpresë për trajtim të ardhshëm. Ai ka 57 vjet, por në këtë gjendje që nga mosha 19-vjeçe.

11. John Doyle

d11

Ky njeri ka një aftësi unike për të “nxjerrë” syrin. Tingëllon e frikshme apo jo? Ai është nga Liverpool dhe dëshiron për të vendosur një rekord në nxjerrjen e syrit.

12. Henry Damon

d12

Fytyra e 37-vjeçarit është nga fytyrat më të deformuara, për fajin e tij. Ai iu nënshtrua një seri operacionesh vetëm e vetëm për tu dukur sikurse personazhi komik Red Skull. Ai është baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/