LAJMI I FUNDIT:

A po e përgatit Microsoft një Xbox portativ?

A po e përgatit Microsoft një Xbox portativ?

Me afrimin e prezantimit të Switch 2, duket se edhe Microsoft mund të prezantojë një pajisje të re portative për video-lojëra.

Sipas një raporti nga Windows Central, kompania po bashkëpunon me një partner të paidentifikuar për të zhvilluar një konsolë portative të koduar me emrin “Keenan”. Thuhet se kjo pajisje do të ketë dizajn dhe butona të ngjashëm me Xbox-in.

Konsola pritet të funksionojë me sistemin operativ Windows, duke integruar Microsoft Store dhe PC Game Pass për një përvojë të plotë video-lojërash.


Gjithashtu, përdoruesit do të kenë mundësinë të instalojnë platforma të tjera si Steam. Raporti sugjeron se ky është vetëm fillimi i planeve të Microsoftit, dhe se prezantimi i kësaj konsole portative mund të ndodhë rreth vitit 2027.

Microsoft tashmë ka konfirmuar planet për një sistem të ri konzolash dhe një pajisje portative, por këto mbeten ende thashetheme. Kohët e fundit, kompania ka ndryshuar strategjinë e saj, duke e bërë Xbox-in të disponueshëm në më shumë platforma. Në vitin 2024, Microsoft filloi të publikojë lojëra si Sea of Thieves dhe Pentiment për PlayStation 5 dhe Switch.

Në të ardhmen, Xbox ka premtuar rikthimin e Call of Duty në platformat Nintendo, ndërsa drejtori ekzekutiv i Microsoft Gaming, Phil Spencer, ka shprehur entuziazmin e tij për Switch 2 dhe planet e Microsoft-it për publikime multiplatforme. /Telegrafi/