Pavarësisht se tre nga yjet e saj – Kylian Mbappe, Vinícius Junior dhe Jude Bellingham – janë mes të nominuarve për Topin e Artë 2025, Real Madridi nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

Asnjë postim në rrjetet sociale dhe asnjë urim publik për lojtarët, një qëndrim që po bën bujë në botën e futbollit për të dytin vit radhazi.


Heshtja e “Los Blancos” nuk është e rastësishme. Ajo lidhet me një konflikt të nisur pas ceremonisë së Topit të Artë 2024, kur fitorja e Rodrit ndaj Viniciust shkaktoi pakënaqësi në Madrid.

Klubi bojkotoi eventin, i zemëruar jo vetëm me rezultatin e votimit, por edhe me faktin se rezultatet dyshohet se u zbuluan paraprakisht në media.

Këtë vit, përveç Mbappe, Vinicius dhe Bellingham, Real Madridi ka edhe Thibaut Courtois të nominuar për Trofeun Yashin, Dean Huijsen për Trofeun Kopa, ndërsa Linda Caicedo dhe Caroline Weir janë pjesë e listës për kategorinë e femrave.

Megjithatë, edhe me këtë përfaqësim të gjerë, politika e klubit mbetet e pandryshuar: heshtje totale. /Telegrafi/

telegrafi sport app