Ndërsa samiti Rusi-Afrikë do të zhvillohet në Shën Petersburg, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar qeveritë perëndimore se po përpiqen të sabotojnë ngjarjen.

I pyetur pse vetëm 17 krerë shtetesh do të marrin pjesë në samit, rreth gjysma e numrit që morën pjesë në vitin 2019, Peskov u tha gazetarëve se “jemi të lumtur të mirëpresim të gjithë krerët e shteteve”.


“Sa i përket reduktimit të numrit të krerëve të shteteve, kjo është kryesisht për shkak të agjendave të tyre të punës”, tha Peskov, raporton cnn.

38184eb7 858a 4577 ad1f f2fe1bc446cd

Ai gjithashtu akuzoi SHBA-në, Francën dhe shtetet e tjera perëndimore se po u bëjnë presion udhëheqësve të vendeve të ndryshme që mos të marrin pjesë në forumin e organizuar nga Rusia.

Samiti, i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, "do t'i kushtohet zhvillimit të marrëdhënieve me kontinentin afrikan", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Ndryshe, Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë takime dypalëshe me të gjithë krerët e shteteve afrikane që marrin pjesë në samit. /Telegrafi/