LAJMI I FUNDIT:

Po bëheshin gati t’ia fikin aparatin, lëvizi adoleshenti – ndodhi mrekullia dhe britaniku filloi vet të marrë frymë 

Po bëheshin gati t’ia fikin aparatin, lëvizi adoleshenti – ndodhi mrekullia dhe britaniku filloi vet të marrë frymë 

Britaniku 18-vjeç Lewis Roberts nga Leek në Stafordshire, është shpallur i vdekur pas një aksidenti të rëndë trafiku, megjithatë kur mjekët u bën gati të fikin aparatin, ai filloi të marrë frymë!

Roberts gjatë 13 marsit është goditur nga një furgon ku si pasojë ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë, transmeton Telegrafi.

Katër ditë më vonë, familjarëve të tij në spital u është thënë se nuk duhet mbajtur shpresë dhe se duhet t’i japin lamtumirën e fundit.


U shpall i vdekur dhe madje është telefonuar kompania që bartë kufomat dhe kryen ceremoninë e varrimit.

Kështu vendosën që t’i dhurojnë organet e tij, ku falë këtij veprimi do të ofronin ndihmë të madhe për shtatë persona që kishin nevojë për to.

Megjithatë disa orë para se ta fikin aparatin, adoleshenti lëvizi kapakët e syve dhe filloi të marrë vetë frymë. Motra e tij Jade Roberts filmoi një video të momentit të fundit të riut në shtratin e dhomës së spitalit, e mund të shihet se si makineria e përcjell frymëmarrjen e Lewisit.

“Një, dy, tre – merr frymë. Po të them Lewis, je i mrekullueshëm”, ka porositur ajo vëllain e saj.

Ndërkohë, Lewis kaloi tërë ditën pa respiratorë, por gjendja shëndetësore megjithatë iu përkeqësua për shkak të infeksionit në mushkëri – kështu mjekët e kyçën sërish në makineri.

As personeli mjekësor nuk e fsheh habinë me këtë rast, pasi thonë se Lewis është i dyti në botë, i cili pavarësisht se u shpall i vdekur filloi sërish të marrë frymë. Aktualisht i riu reagon ndaj dhimbjeve, lëviz nyjat, kokën dhe gojën.

“Çdo ditë është më i fuqishëm. Mjaft njerëz janë mbledhur dhe kanë filluar të grumbullojnë para online për të. Të gjitha do të shpenzohen në rikuperimin e tij. Thjesht duam si familje t’i falënderojmë të gjithë”, ka thënë motra e tij.

Ndryshe, policia ende nuk ka zbuluar se kush është shoferi i furgonit që e goditi adoleshentin, dhe lusin qytetarët të lajmërohen nëse kanë çfarëdo informacioni që do të çonte në identifikimin e shoferit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori