LAJMI I FUNDIT:

A po anulohet tatimi progresiv në Maqedoni?

A po anulohet tatimi progresiv në Maqedoni?

Efektet jo të pritshme nga vendosja e tatimit progresiv, kanë shtyrë, vendosjen e tatimit progresiv për fillimin e vitit 2023. Me vendimin qeveritar në muajin nëntor të vitit 2019, është anuluar për 36 muaj apo deri në fundit e vitit 2022, zbatimi i tatimit progresiv në të ardhura. Me këtë ligj deri në fund të vitit 2022, të ardhurat nga puna, nga kryerja e pavarur e veprimtarisë, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të ngjashme si dhe të ardhurat nga shitja e prodhimeve bujqësore, tatimohen me 10 për qind ndërsa do të presë tatimi i të ardhurave që tejkalojnë 90 mijë denarë që duhej të tatimoheshin me 18 për qind. Kjo mbështetet edhe me të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, që tregojnë se në vitin 2019, 30.036 qytetarë janë tatimuar me shkallën progresive dhe për ta është përcaktuar tatim me vlerë prej 6.631.176.822 denarë , prej të cilit 1.789.823.499,00 denarë është përllogaritur me shkallën prej 18 për qind. Në raport me vitin 2018, në vitin 2019 janë rritur në total të ardhurat për 1.802.135.011,00 denarë.

Njëherësh është shënuar rritje e tatimit për 1.384.748.313,00 denarë dhe është shënuar rritje e numrit të obliguesve tatimor për 5256 subjekte.

Në ndërkohë në shtetet e zhvilluara ekonomike vërehet edhe orientimi ndaj “sistemeve të dyfishta të tatimeve”. Tendenca e re bazohet në konceptin e “barazisë vertikale dhe horizontale” që do të thotë se kontribuuesit e tatimeve që kanë të njëjtin nivel të ardhurash tatimoren në të njëjtën mënyrë, apo ka dy apo tre tatime proporcionale për dy apo tre kategori të ardhurash. Një model i ngjashëm por i modifikuar me kushtet tona socio-ekonomike dhe financiare pritet të realizohet edhe tek ne.


Njëherësh për ndryshimin eventual të modelit tatimor nga ai i sheshtë në atë progresiv, apo për zbutjen edhe të tetë sistemit progresiv të tatimeve, pritet të ketë edhe debat publik. Në strategjinë për reformën e sistemit tatimor 2021-2025 thuhet se kjo tematikë do të ketë një qasje më të gjerë. Në të theksohen edhe pesë prioritete për kreatorët e politikës tatimore dhe organet që administrojnë të ardhurat publike në periudhën 2021-2025. “Prioritet numër një është një drejtësi më e madhe gjatë tatimit, me qëllim që të sigurohet që çdo kush e plotëson obligimin e tij shoqëror dhe paguan pjesë të drejtë të tatimit. Për pesë vitet e ardhshme, fokusi kryesor do të jetë vendosja e drejtësisë vertikale, që do të mund të vlerësohet si zgjidhje më e gjerë nga tatimi progresiv. Rezultatet e pritshme janë modeli i ri i dizajnuar për tatimim të drejtë, implementimi i standardeve për pengimin e erozionit të bazës tatimore dhe bartjes së profitit, pasqyra e legjislacionit kombëtar për plotësimin e kërkesave të BE-së”, thuhet më tej në këtë strategji.

Ndër prioritetet e tjera janë edhe efikasitetit dhe efektiviteti më i madh I pagesës së të ardhurave, rritja e transparencës tatimore, shërbime më cilësore dhe vendosja e tatimit të gjelbër.

Në ndërkohë po punohet në krijimin e një sistemi përkatës të sistemit progresiv, duke marrë parasysh opinionet e palëve të prekura, rritjen e moralit tatimor, përforcimin e besimit ndaj institucioneve si dhe uljen e ekonomisë gri.

Kohë më parë në takimin midis Ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike u përcaktuan aktivitetet si dhe sfidat për vitin 2022. Ministri Besimi theksoi se në planin aksional sipas strategjisë në vitin 2022 do të mbizotërojnë aktivitetet dhe masat që i referohen rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit tatimor, procedurave më të thjeshta tatimore, rritjes së nivelit të arkëtimit të të hyrave publike, si dhe rritjes së shkallës së digjitalizimit në procedurat tatimore.

“Punojmë edhe në zvogëlimin e ekonomisë joformale përmes Planit aksional në luftën kundër ekonomisë gri për periudhën 2021 – 2022, ku ofrojmë qasje gjithëpërfshirëse me më shumë masa dhe përfshirje të sa më shumë institucioneve. Qëllimet prioritare janë: avancimi i procesit të vlerësimit, monitorimit dhe detektimit të ekonomisë gri, aktivitetet stimuluese për formalizimin e ekonomisë gri, rritja e vetëdijes lidhur me ekonominë gri dhe përforcimi i moralit tatimor, shërbimet inspektuese efikase dhe sistemi i shqiptimit të dënimeve, avancimi i rregullativës ligjore dhe masave të Drejtorisë Doganore”, shtoi më tej Besimi.

Njëherësh theksoi se rol kyç në realizimin e masave ka edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Pritet të vendoset edhe Sistemi i integruar informativ tatimor me të cilin DAP do të sigurojë kushte për komunikim elektronik me obliguesit tatimorë, si dhe platformës së vetme për faturim elektronik, me qëllim që të thjeshtësohet kontrolli tatimor dhe monitorimi i qarkullimit.

Edhe ekspertët ekonomik thonë se duhet bërë kujdes me ndryshimin eventual të sistemit të ri tatimor. Sipas tyre deri në uljen graduale të ekonomisë së zezë, mund të mendohet për rritjen butësisht të shkallëve të tatimit progresiv. “Në kushte të një krize kaq të madhe ekonomike që po kalon vendi që nuk përfundoi me zbutjen e pandemisë, me krizën energjetike, financiare, uljes së punës së mjaft sektorëve, dhe me pasojat e mëdha për ekonominë vendore dhe evropiane nga lufta në Ukrainë, kur akoma pa përfunduar tërësisht një krizë filloi tjetra bile edhe më rëndë se ajo e para , nuk e di sa do të ishte me vend të rriten tatimet. Sfidë do të jetë sivjet dhe në vitet e ardhshme ulja e ekonomisë së madhe në të zezë që përfshin gati një të tretën e ekonomisë në shtet për çdo vit për disa për qind, si dhe vendosja e një disiplinës tatimore për të gjithë dhe në veçanti për një pjesë të kompanive më të mëdha, por e përcjellë edhe me investimet që do të shihen nga qytetarët në teren në përmirësimin e shërbimeve të shtetit si ato të administratës, arsimit, shëndetësisë, rrugëve më të mira etj”, thotë profesori universitar Neritan Turkeshi. Sipas tij edhe fakti se shumica e të ardhurave në vend janë më të vogla se 500 euro, ndërsa vetëm një pakicë shumë e vogël që arrin deri disa për qind ka paga mbi 1000 euro flet se duhet pasur mjaft kujdes me ndryshimin të modelit tatimor. Ndoshta, shton ai, mund të mendohet për një korrigjim të butë të tatimit personal për më të pasurit ku pragu do të ishte i shkallëzuar në varësi prej lartësisë së pagave, apo edhe për uljen e tatimit personal për më të varfrit. Për më tepër, shton ai, shtrohet edhe çështja se sa në shtetet e Ballkanit perëndimor përfshi edhe Maqedoninë e Veriut, të ardhurat janë pasuri dhe jo kapitalet e ndryshme, patundshmëritë, trashëgimia e kështu me radhë. Apo shtrohet edhe dilema se sa duhet të tatimohen vendet e punës, përfundon Turkeshi. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori